Gjakovë: 1 vit e 6 muaj burgim ndaj të pandehurit për ngacmim seksual
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Gjakovë e ka shpallur fajtor dhe i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muaj të pandehurin H.H. për ngacmim seksual.

Ai akuzohet se me datë 08 mars 2023 në një rrugë të Gjakovës me dashje i ka ngacmuar seksualisht vajzat e mitura. Bëhet e ditur se ato kanë qenë duke ecur në këmbë dhe e kanë parë të pandehurin të zhveshur dhe duke bërë gjeste e duke e ekspozuar organin gjenital në drejtim të tyre.

Vajzat kanë ndërruar rrugën, por i pandehuri ishte veshur dhe nisur në drejtim të tyre dhe i ishte drejtuar me fjalën “përshëndetje”. Më pas, siç thuhet në njoftimin e gjykatës, të dëmtuarat të frikësuara kanë kërkuar ndihmën e një kalimtari të rastit dhe i pandehuri atëherë ishte larguar me vrap.

Me këto veprime organet e rendit njoftojnë se ai ka shkaktuar cenimin e dinjitetit dhe ka krijuar një mjedis frikësues.

“Gjykata Themelore në Gjakovë e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muaj të pandehurin H.H. për ngacmim seksual.

Ai akuzohet se me datë 08 mars 2023 në një rrugë të Gjakovës me dashje i ka ngacmuar seksualisht vajzat e mitura. Bëhet e ditur se ato kanë qenë duke ecur në këmbë dhe e kanë parë të pandehurin të zhveshur dhe duke bërë gjeste e duke e ekspozuar organin gjenital në drejtim të tyre.

Të gjendur në këtë situatë, vajzat kanë ndërruar rrugën, por i pandehuri ishte veshur dhe nisur në drejtim të tyre dhe i ishte drejtuar me fjalën “përshëndetje”. Më pas, siç thuhet në njoftimin e gjykatës, të dëmtuarat të frikësuara kanë kërkuar ndihmën e një kalimtari të rastit dhe i pandehuri atëherë ishte larguar me vrap.

Me këto veprime organet e rendit njoftojnë se ai ka shkaktuar cenimin e dinjitetit dhe ka krijuar një mjedis frikësues”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024