Gjakova dhe Kuka përfaqësojnë Kosovën në Grand Slam Baku
Lexohet për: 1 min.
25-Gjakova, Kuka
2 vite më parë
Linku u kopjua

Dy xhudiste do ta përfaqësojnë Kosovën në Grand Slam Baku që do të zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit.

E arta olimpike, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka do t’i rikthehen aksionit, ku do ta përfaqësojnë Kosovën në Grand Slam Baku, raporton KosovaPress.

5 kontinente, 61 shtete dhe 366 garues do të garojnë në Baku, ndërsa vlen të ceket se me ekipin ka udhëtuar edhe trajnerja dhe e arta olimpike në Rio 2016, Majlinda Kelmendi.

Nora Gjakova do të përballet nesër, ndërkaq Loriana Kuka do ta fillojë garën të dielën.

Ndeshjet nesër fillojnë nga ora 08:00.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025