Giresse e Muriqi: Ndaj Andorrës vetëm për fitore
Lexohet për: 2 min.
336874434_912868750038355_1203826417731466576_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Nesër, Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian Euro 2024 ku do të vallafaqohet me Andorrën në “Fadil Vokrri” me fillil nga ora 20:45.

Në konferencën e sotme për media, trajneri Alain Giresse dhe sulmuesi Vedat Muriqi u shprehën optimistë se nesër do të korrin fitore ndaj Andorrës për të shkuar në kuotën e katër pikëve.

“Pas barazimit me Izraelinku morëm një pikë të vlefshme me Izraelin dhe tani jemi gati për të hyrë në fushë vetëm për fitore ndaj Andorrës”, u shpreh Giresse

Ndërsa, sulmuesi i Majorkës, Vedat Muriqi u shpreh shkurtimisht se vetëm fitorja është opsion nesër.

“100 përqind është vetëm fitorja opsion për ne. Për këtë nuk ka asnjë dyshim”, theksoi ai.

Muriqo, gjithashtu foli edhe për zhvillimet e fundit brenda FFK së, ku u arrestua presidenti i federates, Agim Ademi, gjë e cila tha se ka ndikuar negativisht te lojtarët.

“Nuk kam një përgjigje të shkurtë dhe të saktë, por ajo situatë ka ndikuar për të keq tek lojtarërët, por ne po shikojmë për atë që do të bëjmë tani e tutje. “, shtoi ai.

I pyetur nëse preferon të luajë më shumë me Zenelin apo Zhegrovën, ai tha se nuk ka dallime, sepse i ka bashkëlojtarë dhe se nuk ka preferenca sa i përket kësaj pjese.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025