Gianluca Mancini vendos fatin e derbit romak
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Futbollistët e Romës kanë shënuar fitore kundër rivalit të qytetit Lazio me rezultat 1:0, në kuadër të javës së 31-të të Serie A. Golin e vetëm në stadiumin “Olimpico” e shënoi Gianluca Mancini në minutën e 42-të. Lazio dominoi më shumë në fushë duke poseduar topin më shumë, por dështoi të realizojë rastet, teksa “Ujkonja e vjetër” u tregua më e agresive para portës kundërshtare. Roma është në garë për zonën që siguron Ligën e Kampionëve, e pesta në renditje me 55 pikë, ndërsa Lazio e shtata me 46 pikë. Kryeson Inter me 79 pikë, 11 më shumë se Milan në vendin e dytë. Në vendin e tretë renditet Juventus me 59 pikë, pasuar nga Bologna me 57 pikë.

Ky ishte derbi i 183-të ndërmjet Romës dhe Lazios në të gjitha garat: Giallorossi kanë 68 fitore dhe 51 humbje, si dhe 64 barazime. Ndeshja e tyre e parë zyrtare daton më 8 dhjetor 1929 - 1:0 për Romën në Serinë A. Në ndeshjet tjera të ditës së sotme në kalendarin e Serie A, skuadra Milan ishte më e mirë se Lecce - 3:0. Mbrëmë Salernitana dhe Sassuolo u ndan në paqe - 2:2. Sonte nga ora 20:45 luajnë Empoli-Torino. Nesër luajnë Frosinone-Bologna, Monza-Napoli, Cagliari-Atalanta, Verona-Genoa, Juventus-Fiorentina dhe Udinese-Inter.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025