Gërvalla vizitoi Prokurorinë Themelore në Pejë: Kur ligji sundon, Republika fiton
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Gërvalla vizitoi Prokurorinë Themelore në Pejë: Kur ligji sundon, Republika fiton
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, së bashku me zëvendësministrin e Drejtësisë në detyrë, Genc Nimoni, ka vizituar sot Prokurorinë Themelore në Pejë, ku është pritur nga kryeprokurorja Lumturije Vuçetaj.
Gjatë vizitës, sipas komunikatës për media u diskutua për funksionalizimin institucional të sistemit prokurorial, së bashku me sfidat në garantimin e efikasitetit dhe koordinimit në trajtimin e lëndëve.
“Pakoja prej pesë ligjeve, së bashku me funksionalizimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe procesin e Vetingut, përbëjnë arkitekturën kryesore të forcimit të integritetit dhe konsolidimit të sistemit të drejtësisë”, citohet se ka thënë Gërvalla.
Ky proces, sipas Gërvallës, mbështetet domosdoshmërisht në bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional, si element thelbësor për rritjen e efikasitetit dhe forcimin e besimit në sundimin e ligjit.
“Aty ku drejtësia vepron pa kompromis, Republika bëhet më e fortë, institucionet më të besueshme dhe liria e qytetarëve më e sigurt”, ka thënë Gërvalla.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.