Gërvalla: Të jetësohet ëndrra e Ismail Qemalit e Isa Boletinit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe disa deputetë të mazhorancës, kanë bërë homazhe dhe nderime sot te kulla e Isa Boletinit, në veri të vendit.

Isa Boletinin, ajo e quajti gjeneral të pavarësisë.

"Po festojmë bashkë me ju aty ku prehet gjenerali i pavarësisë Isa Boletini dhe po e kujtojmë rrugën e tij, rrugën tonë që nuk ishte e lehtë, por që ia vlejti çdo pikë gjaku e çdo pikë djerse. Andaj, urime dita e flamurit, u jetësoftë ëndrra e Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe baballarëve të pavarësisë", ka thënë Gërvalla.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024