Gërvalla takon Terzi di Sant’Agata, në fokus bashkëpunimi për integrim në BE
Lexohet për: 1 min.
gervalla
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Në vazhdën e takimeve në Romë, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, është pritur në takim pune nga kryetari i Komisionit për Politika të Bashkimit Evropian në Senatin italian, Giulio Terzi di Sant’Agata dhe deputetë të këtij komisioni.

Në njoftimin thuhet se progresi i arritur në demokraci, sundim të ligjit, qeverisje të mirë, rritje ekonomike dhe në proceset integruese euroatlantike të Republikës së Kosovës ishin temat kyçe të këtij takimi.

“Ministrja Gërvalla falënderoi kryetarin Terzi dhe deputetët Italianë për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës dhe shprehu përkushtimin e Republikës së Kosovës për forcimin e lidhjeve miqësore mes dy shteteve tona, në ekonomi, kulturë, arsim dhe fusha tjera me interes të përbashkët”, thuhet në komunikatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024