Gërvalla: S'ka NATO për Serbinë, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse
Shefja e diplomacisë së Kosovës Donika Gërvalla ka thënë se Aleanca Veri-Atlantike dhe Bashkimi Evropian duhet të hapin dyert e tyre për vendet që synojnë vlerat e njëjta euroatlantike dhe jo për vendet sikurse Serbia, e cila dëshiron që të marrë para BE për të blerë armë ruse.
Ajo këto komente i bëri në një intervistë për televizionin kanadez CBC News - "Power and Politics Program", gjatë vizitës zyrtare në Kanada.
“NATO dhe BE duhet të hapin dyert për ato vende që synojnë dhe që janë duke luftuar për të njëjtat vlera, të njëjtat parime siç kanë vendet e NATO-s dhe BE-së. E di që nuk duhet të ketë vend për ato vende si Serbia që duan të kenë paratë nga BE për të blerë armë ruse dhe për të mbështetur ambiciet ruse në Evropë. Por për të gjithë të tjerët që janë gati të bëjnë detyrat e tyre të shtëpisë, është koha përfundimtare për të lëvizur”, ka thënë ndër tjerash Gërvalla.