Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, po mban fjalimin e saj para Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.
Ajo ka thënë se Serbia edhe pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, ka nënshkruar një marrëveshje me Rusinë, që parashikon koordinimin e politikës së jashtme. Kush e koordinon kë, është krejtësisht e qartë.
“Ne e shohim lidershipin aktual që nuk e duan Evropën, thjesht i duan eurot e Evropës dhe besoj shumë nga ju jeni të njoftuar. Portofolin e kanë në Bruksel, ndërsa zemrën e kanë në Moskë. ...në afërsi me lidershipin serb, dhe ka pranuar haptas që ka qen komandues të sulmit të dështuar në shtator 2023 ka pranuar se ka qen komandues heronj kombëtar, pra duhet t’ia bëjmë pyetjen vetes a mundemi ne si evropian që kemi ide krejt tjetër të civilizimit, ata kanë pikëpamje krejtësisht ndryshe. Unë kam jetuar në të dyja borërat dhe mund të them që kjo është e rrezikshme. Evropa për një kohë shumë të gjatë e ka toleruar Putinin, ndërsa Vuçiq e ka imazhin e njëjtë si Putini, dëshiron dhe ndjen se ka të drejt të marrë territore, shumë e ngjashme me atë çka ka bërë Millosheviqi “, tha ai.