Gërvalla për zgjedhjet e ardhshme: Nuk kemi drojë, do të fitojmë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua
Partia Guxo ka vendosur që me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Alternativën të shkojnë serish bashkërisht në zgjedhjet e reja parlamentare më 9 shkurt 2025.
E para e kësaj partie, Donika Gërvalla ka thënë se bashkëpunimi me subjektet e tjera politike është i domosdoshëm.
“Dhe të jemi të qartë se nuk është pragu, frika nga ballafaqimi ynë direkt me votuesit, sepse e shohim çdo ditë mbështetjen që kemi, por është vullneti, dëshira e madhe e secilit person që takojmë në rrugë, aktivitete i cili thotë se bashkë duam të ju shohim, sepse bashkë keni filluar të ndryshoni Kosovën dhe bashkë duhet ta vazhdoni. Prandaj, fitorja e ardhshme përsëri e shkurtit, partneriteti me Lëvizjen Vetëvendosje është një garancia për përparim, për më shumë standarde demokratike dhe për më shumë jetë të mirë për qytetarët e Kosovës, prandaj fitorja është e kapshme, por nuk do të na mjaftojë fitorja, e kemi pas edhe me 50 për qind, nuk kemi vota të mjaftueshme për t'u ballafaquar me gjithë atë energji negative kundër Kosovës, kundër kësaj qeverisje dhe qytetarëve të këtij vendi, na nevojiten edhe më shumë”, ka thënë Gërvalla në përmbyllje të tubimit të madh të Partisë Guxo sonte në Prishtinë.