Gërvalla kërkon ndihmën e Malit të Zi lidhur me aplikimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut
Lexohet për: 2 min.
305621677_451548390335375_1353106057121204322_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, priti në takim zëvendëskryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Rashko Konjeviq, që është edhe ministër i Mbrojtjes në këtë shtet fqinj të Kosovës.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz e njoftoi ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Malit të Zi, Rashko Konjeviq rreth aspiratave euro-atlantike të Republikës së Kosovës dhe kërkoi ndihmën e Malit të Zi lidhur me aplikimin e Republikës së Kosovës në programin “Partneriteti për Paqe” (PfP) dhe Kartën e Adriatikut.

Ministrja Gërvalla-Schwarz në takim e theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Republikës së Kosovës në të gjitha bashkëpunimet rajonale që ndërlidhen me siguri.

Ajo e falënderoi zëvendëskryeministrin njëherësh ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi, Rashko Konjeviq për bashkëpunimin me Republikën e Kosovës, gjë që sipas saj ka ndikim të shumanshëm në të mirën e sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë mes dy vendeve mike.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz po ashtu e njoftoi ministrin Konjeviq për bisedimet mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Diasporës, në kontekstin e situatës së sigurisë në rajon dhe më tej ministrja Gërvalla-Schwarz theksoi se duhet vëzhguar me kujdes ndikimin e agresionit rus në Ukrainë tek shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025