Gërvalla i reagon Borellit: Sa turp
Lexohet për: 3 min.
2-4
1 vit më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla i ka reaguar përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, duke i thënë se turp se si reagoi ai pas situatës së sotme në veri.

Gërvalla ka shkruar në X, se terroristët vrasin policinë  dhe ai iu bëni thirrje "të gjithë akterëve", por asnjë fjalë mbështetje për policinë.

“As kundër terroristëve? A iu referuat edhe sulmeve terroriste në Spanjë si "armiqësore"? Sa turp. Si mund ta tolerojnë më gjatë këtë cinizëm anëtarët e BE-së?”, ka shkruar ai.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jahstme, Josep Borrell ka thënë se duhet të vërtetohen të gjitha faktet rreth sulmit të sotëm (e diel) në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një zyrtar i Policisë së Kosovës dhe u plagosën dy të tjerë.

Ai ka dënuar ashpër sulmin e bandave të armatosura kundër Policisë së Kosovës, derisa ka shtuar se më shumë jetë të pafajshme janë në rrezik në rrethinat e Manastirit të Banjskës.

“Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e shëmtuar nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjska/Banjskë në veri të Kosovës, i cili la të vdekur një polic dhe dy të plagosur. Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë. Më shumë jetë të pafajshme janë në rrezik në armiqësitë e vazhdueshme në rrethinat e Manastirit të Banjskës. Këto sulme duhet të ndalen menjëherë”, ka shkruar ai në “X”.

Sipas tij, EULEX-i, si reagues i dytë i sigurisë, është në terren dhe në kontakt të ngushtë me autoritetet dhe KFOR-in.

“BE-ja dhe shtetet e saj anëtare vazhdimisht u bëjnë thirrje të gjithë aktoreve që të punojnë për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës”, ka vijuar ai.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (e diel) është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku ndërsa polici tjetër Alban Rashiti ka mbetur i plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Zveçanit ku është sulmuar patrulla policore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024