Geoana mirëpret angazhimin e Bullgarisë për shpenzimet e mbrojtjes prej 2%
Lexohet për: 2 min.
fwqfw
1 vit më parë
Linku u kopjua

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s Mirchea Geoana, tha të premten në Soje se mirëpret angazhimin e Bullgarisë për të ndarë të paktën dy për qind të bruto prodhimit vendor të saj për shpenzimet e mbrojtjes në vitet e ardhshme.

Ai tha se gjë e tillë do të përkthehej në më shumë avionë luftarakë, anije patrullimi dhe automjete luftarake këmbësorie, si dhe do të rrisë sigurinë në Bullgari dhe do ta bëjë NATO-n më të fortë.

“Rusia vazhdon të zhvillojë luftën e saj të agresionit kundër Ukrainës. Veprimet e rrezikshme të Rusisë janë një kërcënim serioz për sigurinë në rajonin e Detit të Zi. NATO dhe aleatët kanë shtuar përpjekjet e tyre të vëzhgimit dhe zbulimit në Detin e Zi, duke përfshirë përmes avionëve të patrullimit detar, avionëve AWACS të NATO-s dhe dronëve”, tha ai.

Geona u shpreh i kënaqur që Bullgaria po punon në bashkëpunim me Turqinë dhe Rumaninë për të luftuar minat lundruese në Detin e Zi.

Së bashku me kryeministrin Nikolai Denkov, Geoana vëzhgoi demonstrimin në kuadër të stërvitjes “Iron Strike” 2023 të grupit të betejës shumëkombëshe të organizuar nga Bullgaria, të udhëhequr nga Italia.

I intervistuar nga agjencia e bullgare e lajmeve BTA në prag të vizitës, Geoana u zotua se NATO do të vazhdojë të mbështesë dhe mbrojë aleatët e saj në Detin e Zi Rumaninë, Bullgarinë dhe Turqinë. Ai falënderoi Bullgarinë për kontributin e saj në bllok. /BTA

Vassilev: Bullgaria mund të bëhet anëtare e plotë e OECD në gjysmën e parë të vitit 2025 - KosovaPress

Bullgaria do të emërohet destinacioni i preferuar i udhëtimit për 2024 nga organizata evropiane - KosovaPress

​Bullgaria feston Ditën Kombëtare të Zgjimit - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025