Genc e Getoar Bujupi zyrtarisht bëhen gjyqtarë të EHF-së
Lexohet për: 1 min.
Hendboll
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Federata e Hendbollt tw Kosovës ka njoftuar se tashmë është zyrtare qw Genc Bujupi dhe Getoar Bujupi, dy gjyqtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës, do t’i drejtojnw ndeshjet evropiane të klubeve dhe ekipeve kombëtare.

“Çifti i gjyqtarëve Bujupi tashmë edhe zyrtarisht kanë bexhin e EHF-së dhe vetëm pritet fillimi i edicionit të ri garues në Evropë për delegimet e para. EHF-ja të premten njoftoi zyrtarisht se 13 çifte gjyqtarësh morën bexhin e “EHF Referee”. Kurset e fundit janë mbajtur në Prishtinë dhe në Drammen të Norvegjisë.

Federata ka njoftuar se Genc e Getoar Bujupi kanë qenë në programin e EHF-së, Young Referee Programme, ndërsa në hendbollin kosovar ka shumë vjet që janë prej gjyqtarëve kryesorë.

Ata kanë drejtuar me shumë sukses ndeshje të shumta në Evropianin U20 për hendbollistë që u mbajt muajin e kaluar në Prishtinë.

Është ky një tjetër sukses i Federatës së Hendbollit të Kosovës që sërish i ka katër çifte gjyqtarësh me thirrje të EHF-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025