Gazetarit ia thyejnë krahun protestuesit në Leposaviq
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Gjatë raportimeve të ekipeve të mediave, në komunën veriore të Leposaviqit, në vendin ku u sulmua grupi me gazetarë e kameramanë, gazetarit të DTV, Pleurat Salihut ia kanë thyer krahun.

Sipas informatave nga kolegë prezent, Salihu, ka pranuar ndihmën e parë mjekësore, posa kanë arritur të largohen nga zona e rrezikut.

Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, këto sulme janë të tmerrshme dhe të papranueshme.

https://kosovapress.com/admin/sulmohen-mediat-ne-leposaviq-kameramani-i-rtk-se-peson-lendime-te-renda-ne-koke-dhe-trup/

“Ky është sulmi i tretë brenda një periudhe të shkurtër vetëm gjatë ditës së sotme, i shkaktuar nga protestuesit e maskuar serbë, në prani të organeve”, thuhet nw reagim.

https://kosovapress.com/admin/sulmi-ne-leposaviq-i-lenduar-edhe-kameramani-i-teve1/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024