Liverpool është më afër se kurrë për të bërë zyrtare nënshkrimin rekord të klubit me sulmuesin e Benficas, Darwin Nunez, pasi që gazetarët në Portugali po pretendojnë se tashmë kjo është një marrëveshje e përfunduar.
Në një zhvillim befasues, Liverpooli do të bëjë gjithçka për të zëvendësuar yllin Sadio Mane me 22 vjeçarin uruguaian, Nunez, përcjell KosovaPress.
Një marrëveshje me vlerë mbi 99 milionë euro është raportuar gjerësisht, që është dukshëm më e lartë se 87 milionë euro të paguara drejt Southamptonit për të nënshkruar me kolosalin Virgil van Dijk.
Gazetarët David Ornstein dhe James Pearce nga “Athletic” raportuan dje se kushtet personale tashmë ishin rënë dakord me Nunez, ndërsa “ESPN” pretendoi se bisedimet midis Liverpoolit dhe Benficas ishin të avancuara.
Nunez raportohet se ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare me Liverpoolin me vlerë gjashtë milionë euro, që është e barabartë me rreth 100,000 euro në javë.