"Atë ditë kemi qenë cak për tu ekzekutuar", u shpreh sot gazetari i lënduar, Pleurat Salihu mes lotëve. Ai para deputetëve në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal foli për provokimet që nisën nga "huliganët serbë", para se të nisin sulmet ditën e premte në Leposaviq.
Në seancë dëgjimore me gazetarët e lënduar gjatë raportimit për ngjarjet në veri, të njëjtit kërkuan siguri dhe kushte për gazetarë për të kryer misionin e tyre të raportimit.
"Ju urojmë shërim sa më të shpejtë të gjithë ju gazetare që keni kryer obligim tuaj në formën më të mirë të mundshme. Falënderim edhe për raportimin e gjithë këtyre ngjarjeve që sot po ndodhin në veri, që ata po krijojnë ato trazira atje po mundohen t'i fshehin nëpërmjet dhunës ndaj juve si gazetarëve dhe makinave që i kemi parë", tha ai.
Gazetarja nga RTK, Venera Xhoxhaj tregoi treguar për ditën e premte, kur ajo dhe kamermani u sulmuan nga protestuesit serbë.
Përmes videos që e bëri vet, Xhoxhaj shtoi se u dëshmua dhuna e ushtruar ndaj gazetarëve.
"Atë ditë kanë ndodhur dy gjëra, e para më shumë se brutalitet, pastaj ajo që jemi munduar që të sigurojmë atë video, në zgjidhjen e kamermanit, e Dukagjinit që e ka menduar, ajo nuk ka qenë zgjidhje...Konsideroj që të mendohet për mundësinë e krijimit të kushteve për gazetarëve. Ne kemi marrë jeleka antiplum dhe helmetat, por ky është provokim, sepse je cak i sulmit edhe më shumë", shtoi ajo.
"Vet ndjenja që shkon e hyn mes tyre, e nuk ke kurrfarë sigurie, nuk ështe ndjenjë e mirë. Pritem se nuk na sulmojnë në atë mënyrë, ata kur kaloi ministri, u shfryn te ai, e pastaj u kthyen tek ne", shtoi ai.
Të premten (16 qershor) në Leposaviq janë sulmuar ekipet e mediave. Policia ka informuar se në afërsi të komunës së Leposaviqit nga individë dhe grupe kriminale janë sulmuar fizikisht në mënyrë brutale 9 gazetarë të mediumeve të ndryshme të Kosovës dhe është hedhur një mjet, dyshohet shok bombë.