Gazetarët dhe kameramanët tregojnë për sulmet në veri, kërkojnë siguri e kushte më të mira
Lexohet për: 3 min.
Komisioni-per-media-210623
1 vit më parë
Linku u kopjua

Gazetarë e kameramanë që përkundër rrezikut, arritën të pasqyrojnë sulmet ndaj tyre në Leposaviq, po kërkojnë siguri dhe kushte më të mira. Ata rrëfyen për sulmet dhe lëndimet që pësuan nga huliganët serbë gjatë së premtes në Leposaviq.

Para deputetëve në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillimin Rajonal, treguan për dhunën brutale, mos-mbështetjen e KFOR-it dhe ndihmën nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës pas asaj çfarë përjetuan më 16 qeshor.

Gazetarja nga RTK, Venera Xhoxhaj tregoi për ditën e premte, kur ajo dhe kameramani u sulmuan nga protestuesit serbë. Ajo shtoi se përjetimet nga ajo ditë, po shkaktojnë gjendje jo të mirë emocionale.

Pleurat Salihu, i cili është gazetar në Arbresh.info dhe ka marrë lëndime në krah, tregoi mes-lotëve për provokimin që i është bërë nga një huligan serb. Ai tha para deputetëve se e dëgjoi ish-deputetin serb, Slavko Simiq, duke dhënë urdhër për sulm ndaj gazetarëve.

Ndërsa, kryetari i Komisionit për Media, Valon Ramadani tha se ata që po krijojnë trazira në veri, po tentojnë t'i fshehin ato nëpërmjet dhunës ndaj gazetarëve.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Pas vizitës së ministrit të Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në Leposaviq, me 16 qershor, bandat kriminale kanë sulmuar gazetarët.

Kameramani Bardh Bekteshi dhe gazetarja Dorentina Thaqi, kanë pësuar lëndime në kokë dhe trup. Kameramanët Albin Rrahmani dhe Ardijan Shala kanë pësuar lëndime në trup.

Ndërsa në këmbë janë lënduar gazetaret, Laura Kerolli e Qendresa Sinani, e në krah ka marrë lëndime gazetari Pleurat Salihu.

Situata në veri të Kosovës është tensionuar prej 26 majit kur kryetarët e zgjedhur u detyruan të shkojnë në vendet e tyre të punës nën asistimin e Policisë së Kosovës.

Para ndërtesave komunale po qëndrojnë protestues serbë të cilët po kundërshtojnë kryetarët shqiptarë.

Gjatë kësaj kohe, protestuesit në veri, në mesin e tyre edhe të tillë me maska, kanë sulmuar pjesëtarë të Policisë së Kosovës, KFOR-it si dhe gazetarë të cilët po raportojnë nga pjesa veriore e vendit.

Autoritetet e Kosovës kanë arrestuar disa prej sulmuesve, në mesin e tyre edhe organizatorin e sulmeve ndaj KFOR-it, Millan Millenkoviq-Llune.

Ndërsa forcat serbe kanë rrëmbyer tre policë kufitar të Kosovës, brenda territorit të vendit tonë, të cilët po vazhdon t’i mbajë në Serbi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025