Gennaro Gattuso dhe José Mourinho u detyruan të ndanin lojtarët e tyre pasi një përleshje i dha fund një takimi “miqësor” mes skuadrave të tyre, HNK Hajduk Split dhe Fenerbahce.
Ndeshja mes Hajduk Splitit të Gattusos dhe Fenerbahçes së Mourinhos të enjten nuk ishte vërtet miqësore pasi dy trajnerët duhej të futeshin në fushë pas fishkëllimës së fundit për të qetësuar lojtarët e tyre gjatë një përleshjeje, raporton KosovaPress.
Në të njëjtën kohë, Mourinho ngriti krahët duke u kërkuar lojtarëve të qetësohen.
Në qershor, Gattuso, ish-trajneri i Milanit dhe Napolit, u emërua nga skuadra kroate Hajduk Split, ndërsa Mourinho së fundmi nënshkroi një kontratë dyvjeçare me Fenerbahçen.