“Gati të japim jetën për Kosovën”, Osmani ndan mesazhin e ushtarëve amerikanë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh të ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit, të cilët kanë shërbyer në Kosovë, pikërisht në kohën e sulmit të agresionit nga Serbia vitin e kaluar, në Banjskë të Zveçanit.
Sipas Osmanit, mesazhi i ushtarëve amerikanë ishte se ata ishin të gatshëm ta jepnin jetën për të mbrojtur Republikën e Kosovës.
Osmani tha se ka kryer një vizitë të këtyre ushtarëve që kanë shërbyer në Kosovë për lirinë e paqen, për t’ju shprehur falënderime në emër të popullit të Kosovës.
Postimi i Osmanit:
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Republikën e Kosovës”, është mesazhi që dëgjuam nga ushtarët amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit, të cilët kanë shërbyer në Kosovë, pikërisht në kohën e sulmit të agresionit nga Serbia vitin e kaluar.
Gra e burra nga ushtria amerikane për 25-vjet shërbyen me devotshmëri për lirinë dhe paqen, e edhe sot vazhdojnë të qëndrojnë bashkë me ne në mbrojtje të shtetit dhe kufijve tanë. Prandaj dje i vizitova për t’ju shprehur falënderime në emër të popullit të Kosovës.
Kosova është e bekuar që e ka këtë mbështetje. ?? ??