Gashi për zjarrin në IML: Qeveria po digjet nga flakët e pushtetit
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi deklaroi se zjarri në Institutin e Mjekësisë Ligjore mund të jetë shkaktuar me qëllim të zhdukjes së rasteve kriminale. Ai numëroi tri skandalet, që sipas tij, ka bërë qeveria gjatë një jave. Në seancë plenare, Gashi u shpreh se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kishte deklaruar se nuk ka dëmtim të mostrave dhe të arkivës.
Ai theksoi se bazuar në raportimet, deklarimi i tillë nuk është i vërtetë. Po ashtu ai tha se skandali i parë është shtyrja e regjistrimit të popullsisë dhe pronës për një kohë të caktuar.
Ai tha se kjo qeveri erdhi me flakë në pushtet, por ai akuzoi pushtetin për qeverisje kriminale.
Gashi përmendi edhe pagën e këshilltarit Gani Jakupi, i cili është angazhuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme./Sh.Pajaziti