Gashi: Për vitin 2023 shumica e kërkesave të qytetarëve të Obiliqit janë plotësuar
Lexohet për: 4 min.
409449419_762992242320977_473887502263134719_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka mbajtur takim informues në fund të vitit 2023, së bashku me qytetarët dhe kryesuesit e kësaj komune, takim ky në të cilin janë shpalosur projektet e realizuara në gjashtë mujorshin e fundit të këtij viti, me një buxhet financiar të suksesshëm.

Gashi, 2023-tën e quajti vit të suksesshëm për Obiliqin, derisa ka përmendur projektet në të cilat është investuar më shumë dhe ato të cilat kanë pasur vështirësi në realizim.

Kryetari i Obiliqit, theksoi se arsimi ka qenë prioritet për këtë komunë dhe se për këtë vit janë realizuar shumë projekte në këtë aspekt. Ai tha se edhe shëndetësia dhe infrastruktura janë përmbyllur mirë të realizuara.

Me punën e madhe që e kemi bërë të gjithë është fat i mirë që kemi arritur 99,72% te grantit për investime kapitale me realizuar në komunën tonë. Total buxhetin e kemi pasur 12 milionë 921 mijë 229 euro.... 02:04 Totali i graniti për 2023 ka qenë 6 milionë 836 mije , 792 euro nga të cilat  kanë mbetur 2000 euro pa shpenzuar. 03:31 Patjetër që arsimi ka qenë prioritet për neve gjithmonë dhe fatmirësisht shumë projekte në  renovimin e shkollave, renovimin e dy sallave të edukatës fizikë janë realizuar në këtë vit. Po ashtu, në aspektin e subvencionimit, kemi subvencionuar të gjithë nxënësit që udhëtojnë dhe të gjithë studentët që kanë regjistruar studimet në Universitetin e Prishtinës. Shëndetësia ka qenë gjithashtu një pune jashtëzakonisht e madhe që në vazhdimësi edhe në rindërtimin e hapësirave të cilat i ka pasur, plotësimin e pajisjeve, shpenzimin e buxhetit. Po e keni parë që është nënshkruar edhe një memorandum me organizatën "Qëndresa" për ndërtimin e dy kateve të QKMF-së, si rezultat i punës së të madhe të shëndetësisë dhe QKMF-së..... Infrastruktura është një drejtori që gjithherë punon dhe shumë pak shihet sepse në këtë rast janë kryer të gjitha projektet që i ka planifikuar dhe shpresojmë që vazhdojmë tutje kështu....Urbanizmi është një prej çështjeve më problematike, kemi arritur që këtë vit të realizojmë planin zhvillimor urban në komunën tonë. Jemi në proces të ardhjes profesionale. Kemi bërë përpjekje që t’i mbështesim të gjitha bizneset të cilat kanë qenë me kërkesa të përhershme para përfundimit të planit të ri zhvillimor", tha Gashi.

Po ashtu, Gashi shtoi se të gjitha projektet e realizuara për vitin 2023 në Komunën e Obiliqit plotësojnë kërkesat e qytetarëve e kësaj komune.

Gashi tha se buxheti komunal është shpenzuar në diskutim me qytetarët dhe sot të gjitha sukseset i gëzojnë bashkë.

"Shërbimet publike, një administratë jashtëzakonisht e mirëfilltë, por duke i prirë një ekzekutiv i shkëlqyeshëm. Pikërisht si rezultat i kësaj ne kemi arritur me i përfunduar të gjitha shërbimet që kemi pasur për qytetarë, një pjesë të digjitalizimit të shërbimeve, të komunës. Pastaj, me plotësimin me zyrtarë të rijnë në komunë dhe vazhdimësi e shërbimeve më shërbim të qytetarëve.... Mbi të gjitha unë mendoj që shumica e kërkesave, projekteve janë realizuar duke filluar nga mirëmbajtja e parqeve, shesheve e me pastaj edhe renovimi i të gjitha dëmeve qe janë shkaktuar në komunën tonë, e të cilat janë përfunduar me sukses.... Është fat i mirë që në komunë tonë planifikimi buxhetor është bërë gjithherë me debate publike, me qytetarë bashkë i kemi zgjidhur projektet, bashkë i kemi realizuar dhe bashkë do t'i gëzojmë", shtoi Gashi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025