Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi i ka thënë kryeministrit Albi Kurti se po themelon autonominë territoriale për komunat me shumicë serbe, që është shkelja më e rënd që i bën qytetarëve të Kosovës, Kushtetutës dhe vullnetit politik të shprehur në vend.
Ai në seancën ku po diskutohet puna dy vjeçare e Qeverisë, ka thënë se miratimi i ligjeve anti-kushtetues siç është ligji për prokurorinë, është përgjegjësi dhe dështim i juaji. Gashi ia përmendi Kurtit deklaratat e tij se nuk do të dialogojë me Serbinë pa kërkimfalje, pa u përgjigjur për të pagjeturit, por që ndryshoi qëndrimet dhe jo vetëm që shkoi por edhe arriti marrëveshje të dëmshme për vendin.
Gashi tha se kur flasim për ekonominë, Kurti harron ta përmend ngritjen e tatimit në pronë, të cilin nuk e ka premtuar por që e ngritu duke vështirësuar jetën qytetarëve.