Gashi: Ka koalicion mes PDK-së dhe LVV-së
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi deklaroi se zgjidhja e vetme për zgjedhje është dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti. Sipas tij, është normale që partitë opozitare të mos pajtohen me mënyrën se si të shkohet në zgjedhje. Po ashtu, theksoi se ka përafrim mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Gashi tha se kryeministri Albin Kurti duhet të ofrojë zgjidhje me dorëheqje.

Pas thirrjes së PDK-së që të arrijnë një pajtueshmëri brenda këtyre dy ditëve për shpërndarje të Kuvendit, Gashi përsëriti se zgjidhja e vetme është dorëheqja e kryeministrit.

Sipas tij, është normale që partitë opozitare s’kanë të njëjtën qasje.

Sipas tij ka një koalicion ose një përafrim mes PDK-së dhe LVV-së që është në objektiven e tyre. Derisa si LDK tha se këndvështrimi i tyre është që të merret përgjegjësia politike për ‘dështimet’ katërvjeçare në Kosovë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024