Shpëlarja e gojës me ujë të kripur kur keni Covid mund të zvogëlojë mundësinë tuaj për të përfunduar në spital.
Në një studim të paraqitur javën e kaluar, studiuesit matën efektin e gargarës dhe shpëlarjes së hundës me një solucion të kripur mbi simptomat dhe normat e shtrimit në spital te pacientët me Covid.
Ata zbuluan se normat e shtrimit në spital për njerëzit që bëjnë gargarë ose shpëlarje hundore me ujë të kripur ishin deri në 40 për qind më të ulëta se ata që nuk e bënin këtë.
Doktor Jimmy Espinoza, autor i studimit dhe profesor i obstetrikës, gjinekologjisë dhe shërbimeve riprodhuese në Universitetin e Teksasit, tha se qëllimi ishte të shihej nëse gargara dhe shpëlarja e hundës mund të përmirësonin simptomat e frymëmarrjes të lidhura me Covid.
Midis 2020 dhe 2022, ekipi vlerësoi 9,398 të rritur midis 18 dhe 65 vjeç, të cilët kishin rezultuar pozitivë për Covid nëpërmjet një testi PCR. Prej tyre, 58 u zgjodhën për të ndjekur ose një regjim të kripur me dozë të ulët ose me dozë të lartë të përzier me ujë të ngrohtë.
Grupi i kontrollit që nuk ishte udhëzuar të bënte gargarë me ujë të kripur ose shpëlarje nazale, kishte një shkallë shtrimi në spital prej 58.8 për qind.
Çmimi Nobel shkon për shkencëtarët që zbuluan vaksinën kundër Covid-it - KosovaPress
Ata nuk shpjeguan pse regjimet e kripës rezultuan në më pak shtrime në spital, por Rubin tha se gargara dhe shpëlarja mund të ndihmojnë në pastrimin e virusit nga sinuset dhe të zvogëlojnë mundësinë e depërtimit të tij në mushkëri, gjë që mund të rezultojë në pneumoni, një shkak kryesor i shtrimit në spital.
Është e paqartë nëse gargara dhe shpëlarja e hundës do të kishin të njëjtin efekt te pacientët kryesisht të vaksinuar thanë studiuesit.
Studimi u prezantua javën e kaluar në Takimin Vjetor të ACAAI në Anaheim, Kaliforni. /DailyMail