Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar personat me inicialet F.A., B.A. dhe L.M. për 48 orë, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat rrezikimi i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme dhe mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik.
Ekziston dyshimi i arsyeshëm se F.A. e B.A, më 25 janar 2024, rreth orës 00:50, me automjetet e tyre, së bashku me tani të ndjerin L.R., gjatë drejtimit të automjeteve kanë zhvilluar gara që janë të ndaluara me ligj, nga dalja e Gjilanit deri në hyrje të Dobërçanit, ku L.R. ka pësuar vetaksident dhe ka humbur jetën.
Prokurori i rastit brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarve do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale.