Ganimete Musliu–Vjosa Osmanit: 5 vjet e gjysmë e mbajte gojën mbyllur, politikanët e tillë duhet të ndëshkohen
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ganimete Musliu–Vjosa Osmanit: 5 vjet e gjysmë e mbajte gojën mbyllur, politikanët e tillë duhet të ndëshkohen
musliu1234
10/05/2026 - 22:33
Linku u kopjua

Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se ish-presidentja Vjosa Osmani e mbajti gojën mbyllur 5 vjet e gjysmë.

Sipas saj, politikanët e tillë që pranojnë që për një pozitë t’ia humbin Kosovës dinjitetin, nuk duhet të përkrahen nga populli, duhet të ndëshkohen”.

Postimi i plotë:

 ”Pesë vjet e gjysmë e mbajti gojën të mbyllur pa e thënë të vërtetën.U desh t’iu shkundet karrigia që ta pranojë atë që ne ua kemi thënë prej kohësh.Kjo nuk është vetëm hipokrizi politike kjo është mashtrim.Kjo është e papranueshme.Pesë vite e gjysmë të humbura për Kosovën.Pesë vite e gjysmë mashtrim ndaj qytetarëve të Kosovës.Dhe dëmi më i madh nuk janë vitet e humbura, por përpjekja për t’ia humbur Kosovës dinjitetin, simbolin dhe zërin e saj në botë.Politikanët e tillë që pranojnë që për një pozitë t’ia humbin Kosovës dinjitetin, nuk duhet të përkrahen nga populli, duhet të ndëshkohen”.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026