Gafa e madhe në MUTV, intervista përfundoi sapo e kuptuan çfarë bënë
Lexohet për: 1 min.
tg32t32
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Manchester United mposhti Rangers me rezultat 2:0 në ndeshjen përgatitore për sezonin e ri, por në vend të festës tifozët po flasin për gafën e ndodhur gjatë reportazhit të drejtpërdrejtë të një gazetareje që punon në televizionin e klubit.

Para ndeshjes në Edinburg, gazetarja e MUTV intervistoi tifozët që mbërritën në stadium, duke përfshirë edhe njërin që kishte veshur fanellën e tretë të skuadrës për këtë sezon.

Problemi është se fanella ende nuk është prezantuar zyrtarisht, ndaj gazetarja e mbylli bisedën më herët se sa kishte menduar ta bënte. Daily Mail e përshkroi gjithçka si një "gafë të madhe" nga MUTV.

Fanella e tretë e United për këtë sezon është e bardhë me një shirit kuq e zi në gjoks. Skuadra e Erik ten Hag humbi 0:1 ndaj Rosenborg para fitores ndaj Rangers. Ndeshja e radhës përgatitore do të luhet në SHBA kundër Arsenalit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025