FVK e KosovaPress me marrëveshje bashkëpunimi
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
FVK e KosovaPress me marrëveshje bashkëpunimi
Volejboll-KosovaPress
03/04/2026 - 16:24
Linku u kopjua

Në të mirë të volejbollit dhe komunitetit sportiv në vend, në ambientet e Federatës së Volejbollit të Kosovës është nënshkruar marrëveshja dypalëshe e bashkëpunimit mes Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe Agjencisë së Lajmeve KosovaPress.

Kjo marrëveshje, e cila do të vlejë për një periudhë njëvjeçare, synon rritjen e mbulimit mediatik të aktiviteteve të shumta të Federatës së Volejbollit të Kosovës, duke i ofruar publikut informim më të shpejtë dhe më të gjerë për zhvillimet në sportin e volejbollit.

Në emër të Federatës së Volejbollit të Kosovës, marrëveshja u nënshkrua nga presidenti Bahri Gjinovci, ndërsa në emër të KosovaPress nga drejtoresha e përgjithshme Suzana Rakovica.

Të dyja palët u shprehën të lumtura për këtë bashkëpunim, duke theksuar se përfituesi më i madh i kësaj marrëveshjeje do të jetë publiku dhe adhuruesit e sportit të rrjetës, volejbollit, përmes rritjes së informimit dhe promovimit të aktiviteteve sportive në vend.

Po ashtu, nga ky bashkëpunim pritet që prezenca e volejbollit në opinion të vijë me një standard të ri promocioni, duke synuar që shumë shpejt të nisë edhe një emision special i dedikuar për volejbollin, si dhe një sërë befasish të tjera që do të kontribuojnë në promovimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të këtij sporti në Kosovë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026