Futsall/ Publikohet lista e Kosovës për sfidën me Holandën
Lexohet për: 1 min.
futsall
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në futsall javën e ardhshme do ta zhvillojë ndeshjen e fundit në kuadër të “Main Round” për kualifikimet e Botërorit 2024.

Dardanët e futsallit do të jenë mikpritës të Kombëtares së Holandës, ndeshje e cila do të zhvillohet më 3 mars, në orën 17:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Ndonëse në tri ndeshjet e deritashme ka pësuar humbje, Kosova ende është me gjasa për kualifikim tutje.

Në fakt, në rast se Kosova fiton në ndeshjenët me Holandën me dy gola epërsi dhe më pas Ukraina e mposht Holandën në ndeshjen e fundit të grupit, atëherë tutje do të kualifikoheshin Dardanët.

Në këtë ndeshje në postin e përzgjedhësit do të debutojë Agon Ramadani, i cili tashmë edhe e ka bërë publike listën e lojtarëve që do t’i ketë në dispozicion për përballjen me “Tulipanët”, derisa grumbullimi i Dardanëve fillon më 26 shkurt.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024