Futboll/ Së shpejti nis edhe Liga e Shkollave të Mesme
Lexohet për: 2 min.
superliga-futboll
1 vit më parë
Linku u kopjua

Federata e Futbollit të Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës do të krijojnë Ligën e Shkollave të Mesme, projekt që do të nis së zbatuari në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

“Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka pritur në takim, nënkryetaren e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu si dhe Drejtorin e Sportit, Granit Rugova. Shkak i këtij takimi ka qenë iniciativa e rëndësishme që do të ndryshojë peizazhin e futbollit të shkollave të mesme në Kosovë – Liga e Shkollave të Mesme. Ky projekt është një nismë e Komunës së Prishtinës në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës. Federata, gjithmonë e përkushtuar ndaj sportit të rinisë dhe të shkollave, është e hapur për të mbështetur projekte inovative të këtij lloji. “Liga e Shkollave të Mesme” është një projekt pilot që do të fillojë punën tani dhe zbatimi i saj fillon në shkurt të vitit 2024.”, thuhet në njoftimin e FFK-së, përcjellë KosovaPress.

Fillimisht, kjo ligë do të përfshijë 14 shkolla të mesme të Komunës së Prishtinës, duke ndihmuar kësisoj në promovimin e aftësive sportive tek të rinjtë.

Shkollat që do të marrin pjesë në këtë projekt janë: Sami Frashëri, Xhevdet Doda, Eqrem Çabej, Dr. Ali Sokoli, 28 Nëntori, Shtjefen Gjeqovi, Hoxhë Kadri Prishtina, 7 Shtatori, Abdyl Frashëri, Prenk Jakova, Gjin Gazulli, Alauddin, Gjimnazi Matematikor, Sami Frashëri II.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025