Fushata denigruese dhe marrëveshja për emigrantet, përmenden në konferencën Rama-Meloni
Lexohet për: 2 min.
Konferenca Rama - Meloni
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Arsyeja e vizitës së kryeministres italiane ishte ecuria e punës për ndërtimin e strukturave në Shëngjin dhe Gjadër për strehimin e përkohshëm të emigrantëve të paligjshëm.

Të dy kryeministrat kanë mbajtur konferencë të përbashkët për media.

Kryeministri shqiptar Edi Rama fjalimin e tij e nisi lidhur me raportimin e mediave Italiane, që sipas tij e cilësuan Shqipërinë si një vend ku mbizotëron mafia.

Rama e ka mohuar këtë pasi sipas tij nuk ekziston aspak një fakt i tillë. Ai e quajti këtë hedhje e baltës ndaj Shqipërisë.

Derisa sa i përket marrëveshjes me Italinë, tha se është krenar me Shqipërinë që po mund t’ia jap këtë ndihmë.

Edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka folur në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama.

Ajo ka shprehur mbështetjen për Ramën përballë akuzave të mediave italiane, e poashtu është ndalur edhe te marrëveshja për emigrantët.Meloni poashtu tha se emigracioni i jashtëligjshëm është një fenomen shqetësues që vendet e BE nuk mund ta përballojnë të vetme.

Nga Shëngjini Meloni tha media italiane ka për qëllim përbaltjen e qeverisë italiane dhe jo të sulmojë qeverinë shqiptare.

Kryeministrja italiane shtoi se nuk do të rrezikojnë miqësinë me vendet partnere dhe do të jenë më të vëmendshëm për marrëveshjet që do të nënshkruajnë në të ardhmen.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024