Tyson Fury ka dalë në mbrojtje të ish-kampionit britanik të peshave të rënda, Julius Francis, pasi 57-vjeçari nokautoi një burrë jashtë “BOXPARK” në stadiumin “Wembley”.
Në kulmin e tij të karrierës, Francis boksoi me boksierë të shumtë të nivelit elitar, ku vendosi këmbën në ring me Mike Tyson dhe Vitali Klitschko dhe mposhti kolegun britanik, Danny Williams.Francis, i cili tani punon si roje sigurie, u bë viral këtë javë për shkak të një goditjeje që të kujton ato që ai lëshoi kur ishte në kulmin e fuqive të tij.
Ish-boksieri u përpoq të qetësonte situatën kur një burrë, i cili kishte goditur një grup personash, iu afrua në mënyrë agresive.
Pas shqyrtimit të pamjeve të kamerave dhe bisedës me të gjitha palët e përfshira, policia ka vendosur të mos ndërmarrë asnjë veprim tjetër. Për më tepër, themeluesi/CEO i “BoxPark”, Roger Wade, ka nxjerrë një deklaratë duke zbuluar se ai qëndron pranë punonjësit të tij.
Videon në fjalë e gjeni më poshtë.