Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) njofton se furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave është më i ulët në shtator 2023, krahasuar me shtator 2022.
Në raportin e publikuar nga ASK-ja për statistikat Afatshkurtra të Industrisë për muajin shtator 2023, thuhet se në muajin shtator të këtij viti, indeksi i vëllimit të prodhimit në sektorët e industrisë kishte rritje në sektorin e industrisë përpunuese 11.1 për qind, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.
“Në muajin shtator 2023, indeksi i numrit të të punësuarve ishte në sektorin e industrisë përpunuese ishte 0,3%; Sektori i furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (-3,0%); Minierat dhe guroret (-7,0%); Furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (-8,2%); krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Shtator 2022)”, thuhet në raport.