Furgoni me turistë shqiptarë përplaset në Itali - 16 të lënduar
Lexohet për: 1 min.
gt443g43
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Një furgon me turistë nga Shqipëria është përfshirë në një aksident rrugor sot në Katania në Itali. 

Aksidenti ndodhi rreth orës 16:00, ndërsa ende nuk dihet shkaqet e sakta, por dyshohet se ka qenë një defekt në frena, sipas mediave italiane.

16 persona që ishin në furgon janë lënduar, ndërsa vetëm njëri prej tyre është transportuar me ambulancë në spital. Asnjë nga turistët nuk është në gjendje të rëndë.

Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje për të kryer hetimet e nevojshme. /tch

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024