Interi ka njoftuar largimin e dy prej lojtarëve më të rëndësishëm të viteve të fundit, portierit Yann Sommer dhe mbrojtësit Francesco Acerbi, duke i dhënë fund dy bashkëpunimeve që u shoqëruan me suksese të shumta dhe trofe.
Portieri zviceran e mbyll aventurën e tij pas tre sezonesh me fanellën zikaltër, gjatë të cilave fitoi katër trofe dhe u shndërrua në një nga shtyllat kryesore të skuadrës. Klubi veçoi në mënyrë të veçantë paraqitjen e tij në gjysmëfinalen ndaj Barcelonës, kur pritja spektakolare ndaj goditjes së Lamine Yamal në vazhdime mbetet një nga momentet më të paharrueshme të viteve të fundit në “San Siro”. Interi theksoi se qetësia, siguria dhe aftësitë e Sommerit, si në mbrojtjen e portës ashtu edhe në ndërtimin e lojës me këmbë, ishin vendimtare në sukseset e ekipit.
Me largimin e Yann Sommer dhe Francesco Acerbit, Interi mbyll një kapitull të rëndësishëm të historisë së tij të fundit, duke i dhënë lamtumirën dy futbollistëve që kontribuuan ndjeshëm në sukseset e skuadrës dhe fitimin e trofeve gjatë viteve të fundit.
KosovaPress