Qeveritë lokale nga i tërë rajoni, nga sot kanë mundësinë të aplikojnë për pjesëmarrje në Programin e çertifikimit të qyteteve dhe komunave me ambient të favorshëm biznesi në Evropën Juglindore (BFC SEE) dhe në këtë mënyrë të avancojnë kushtet për tërheqjen e investimeve dhe zhvillimin më të shpejtë të ekonomisë ekzistuese.
Partneriteti për një rajon më konkurrues (CORE Partnership) në bashkëpunim me Shoqërinë Gjermane për bashkëpunim Ndërkombëtar - GIZ, kanë publikuar ftesën publike për drejtuesit e qeverisjeve lokale që duke ndjekur kriteret e çertifikimit BFC SEE të avancojnë punën dhe efikasitetin e administratës lokale, dhe në këtë mënyrë të meritojnë epitetin e qytetit me klimë të favorshme ekonomike. Ftesa shtë e hapur për gjithsej 50 qeveritë lokale, të cilat deri më tani nuk kanë marrë pjesë në Programin BFC SEE.
Programi BFC SEE implementohet nga viti 2012 dhe deri më tani më shumë se 100 qytete dhe komuna kanë kaluar nëpër procesin e çertifikimit, kurse aktualisht 45 qeverisje lokale posedojnë certifikatën që paraqet një vulë cilësie të mjedisit të tyre të biznesit. Rezultatet e hulumtimit që ka bërë Partneriteti për Rajon Konkurrues tregojnë se më shumë se tri të katërtat e qeverisjeve lokale të cilat kanë kaluar nëpër këtë proces, konsiderojnë se ka qenë i dobishëm dhe theksojnë se më së shumti i ka motivuar avancimi i efikasitetit të punës së administratës, tërheqja e investimeve të reja dhe njohja e vetqeverisjes lokale. Gjithsej 98% deklaruan se do Programin BFC SEE do t'ia rekomandonin edhe qyteteve dhe komunave tjera.
Procesi i çertifikimit zgjatë 12 muaj dhe fillon me trajnimin e ekipit të qeverisjes lokale që është përgjegjës për përmbushjen e kritereve të caktuara. Vijon procesi i vlerësimit, gjatë së cilit vlerësohet gjendja aktuale në qytet ose bashki, pas së cilës udhëheqësisë i dërgohet një raport me rekomandime konkrete për avancim që duhet të implementohen gjatë periudhës së caktuar. Në fund të procesit, komisioni i pavarur verifikues vlerëson nëse vetqeverisja lokale përmbushë kushtet për të marrë certifikatën BFC SEE.
Për pjesëmarrje në Program, komunat e interesuara mund të dërgojnë aplikacionin përmes uebfaqes www.bfc-see.org ose të kontaktojnë Institutin për Hulumtime Zhvillimore Riinvest si Sekretariat Teknik kompetent për implementimin e Programit BFC SEE në Kosovë. Në të ardhmen do të organizohet edhe sesioni informativ „Si të arrini standardin ndërkombëtar të çertifikimit BFC SEE“. Me këtë rast të gjithë pjesëmarrësit e interesuar, përfaqësuesit e qyteteve dhe komunave do të mund të informohen rreth detajeve dhe kushteve të pjesëmarrjes në Programin BFC SEE.
Kriteret për marrjen e certifikatës Cilësia e mjedisit të biznesit lokal vlersëohet në bazë të më shumë se 60 kritereve të cilat janë të grupuara në 10 kategori. Këto, para së gjithash janë posedimi i planit strategjik për zhvillim me planin e investimeve kapitale infrastrukturore, ekzistimin e Zyrës funksionale për zhvillim ekonomik lokal, si dhe Këshillit Ekonomik për komunikim dhe bashkëpunim të përhershëm me bizneset, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira të biznesit. Për çdo vetqeverisje lokale moderne është e domosdoshme edhe që të ketë një sistem efikas për dhënien e lejeve ndërtimore, të disponojë me informacion ku është e mundur të investohet dhe çfarë avantazhesh për investim ofron si dhe të jetë transparente për kostot e biznesit për ekonominë. Është e nevojshme edhe që të posedojë programe të rikualifikimit të fuqisë punëtore sipas nevojave të investitorëve. Posaçërisht vlerësohet nxitja e zhvillimit të sipërmarrësisë përmes stimulimeve dhe lehtësimeve financiare dhe jofinanciare, dedikimin për mbrojtjen e mjedisit dhe zgjidhjes për informim më efikas të qytetarëve dhe biznesit. |
Partneriteti për një rajon më konkurrues (CORE Partnership) numëron më shumë se 20 institucione dhe organizata nga Evropa Juglindore. Implementimin e Programit BFC SEE e mbështet GIZ, Fondi i Hapur Rajonal për Modernizimin e Shërbimeve Lokale (GIZ ORF MMS).