FSSHK kërkon nga Kurti të reflektojë përballë kërkesës për rritje të pagave
Lexohet për: 2 min.
mjeket
2 vite më parë
Linku u kopjua

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi plotësimin e kërkesave për rritjen e pagave 50% deri në miratimin e Ligjit të Pagave dhe pjesëmarrjen në grupin punues për hartimin e këtij ligji, duke thënë se në të kundërtën do të pasojnë veprimet sindikale.

FSSHK përmes një komunikate ka thënë se është koha e fundit që Qeveria e Kosovës të reflektojë përballë kërkesave të tyre.

“Gjendja e punëtorëve shëndetësorë është duke u përkeqësuar ditë për ditë, nuk kemi mjete dhe kushte për punë. Dita-ditës mjekët dhe infermierët po e lëshojnë Kosovën dhe sistemin publik. Ju lutemi të reflektoni në dy kërkesat e mëparshme: rritjen e pagave 50% deri në miratimin e Ligjit të Pagave, pjesëmarrjen në grupin punues për hartimin e Ligjit të Pagave. Kryeministër, pa dashur ta zgjas më shumë, gjendja e popullatës dhe punëtorëve shëndetësorë është shumë e keqe gjë që faktohet në pritjet që duhet të bëhen, andaj intervenimi Juaj duhet të jetë i shpejtë dhe konkret. Çdo pasojë e mosveprimit adresën e ka tek Qeveria Juaj”, thuhet në komunikatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025