FSShK e zhgënjyer me koeficientin e pagave, ka disa kërkesa për Qeverinë
Lexohet për: 2 min.
mjeket-600x360-1 (2)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është shprehur e zhgënjyer me vlerën e koeficientit të pagave të miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, si dhe ka drejtuar disa kërkesa drejt ekzekutivit.

Kjo federatë nëpërmjet një komunikate për media, ka njoftuar se sot ka mbajtur mbledhjen e këshillit drejtues në të cilën është shqyrtuar vlera e koeficientit të miratuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës në shumën prej 105 euro.

Sipas komunikatës, ligji për paga në sektorin publik është njëri nga ligjet me rëndësi jetike për punëtorët shëndetësor.

“KONKLUZIONET E KËSHILLIT DREJTUES TË FSSHK

1. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është e zhgënjyer me vlerën e koeficientit të pagave të miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës;

2. FSSHK kërkon që me urgjencë të fillohet negocimi i Kontratës Kolektive Sektoriale;

3. FSSHK kërkon nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës që shtesa prej 60-euro e paraparë me Pakon e Ringjalljes Ekonomike pika 4.1. Mbështetje për Shëndetësinë të mbetet në fuqi deri në shpalljen e Pandemisë COVID-19 të mbyllur;

4. FSSHK kërkon nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës miratimin e shujtës prej 60 euro për të gjithë të punësuarit në sektorin e shëndetësisë duke përfshirë edhe stafin mbështetës si dhe

5. FSSHK kërkon nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës të bëj publike koeficientët për stafin mbështetës të punësuar në të gjitha nivelet shëndetësore. Në fund, FSSHK mirëpret reflektim  nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje me kërkesat e Këshillit Drejtues të FSSHK-së para ekzekutimit të pagave për muajin shkurt”, thuhet në komunikatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025