FSK – EUCOM diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit reciprok
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Komandanti i Gardës Kombëtare të FSK-së, gjeneral brigade Naim Haziri priti sot në takim Mark Veneris nga Humanitarian Mine Action Program Manager nga Ushtria amerikane për Evropë (EUCOM) dhe ekipin e tij të instruktorëve që po realizojnë trajnimin për EOD 3, faza e parë në Kompaninë e Deminimit të FSK-së.
Haziri me këtë rast foli mbi të arriturat e FSK-së dhe në veçanti të Gardës Kombëtare.
Ai ka falënderuar EUCOM për kontributin e vazhdueshëm që ka dhënë dhe po jep për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së në të gjitha fushat e zhvillimit dhe ngritjen profesionale për kompaninë e deminimit të FSK-së.
Në takim u diskutua për ngritjen dhe avancimin e bashkëpunimit dhe krijimin e mundësive për realizimin e trajnimeve të përbashkëta për shtetet partnere, duke ofruar kapacitetet që ka FSK-ja, në të mirën e përgjithshme për paqe dhe siguri për të gjithë.