Në konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe Partnerët 2024” të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës u tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë përparime të jashtëzakonshme dhe se partnerët ndërkombëtarë e kanë ndihmuar FSK-në në krijimin e në modernizimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të saj.
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla deklaroi se FSK përmes bashkëpunimit të ngushtë me partnerë qëndron e fortë dhe e gatshme për të përmbushur misionin e saj si garantues i sigurisë së Kosovës dhe kontribuues për paqen ndërkombëtare.Ndërsa, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari duke e konsideruar si thelbësore përkrahjen e partnerëve ndërkombëtare, theksoi se së bashku mund t’i shërbejnë paqes dhe parandalojnë luftërat.
Jashari u shpreh se mbështetja e partnerëve ndërkombëtare ka qenë thelbësore për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.Nawrat theksoi po ashtu se NALT luan rol unik në mesin e ndërkombëtarëve të mbështesin Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu u shpreh se dialogu është rruga e duhur për zgjidhjen e çështjeve në mes Kosovës dhe Serbisë.
Në konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe Partnerët 2024” morën pjesë përfaqësues të lartë shtetërorë, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, ambasadorë, atashe të mbrojtjes të Republikës së Kosovës, si dhe përfaqësues tjerë diplomatikë dhe atashetë ushtarakë të të gjitha shteteve partnere të Kosovës./B.Ibishi/