Fshierja e zebrave rritë mundësinë e aksidenteve
Lexohet për: 3 min.
zebrat-010924
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Zebrat e padukshme në disa vende po rrisin rrezikun e aksidenteve dhe goditjeve të këmbësorëve. Qytetarët ankohen se vijat e bardha janë të fshira dhe shpesh janë të padallueshme. Ekspertët e komunikacionit theksojnë se mirëmbajtja e zebrave është thelbësore, pasi mungesa e sinjalizimit të qartë, mund të kontribuojë në ndodhin e aksidenteve. Sipas statistikave të Policiaë së Kosovës, 15 këmbësorë kanë humbur jetën dhe afro 600 të tjerë janë lënduar, nga muaji janër deri në korrik të këtij viti. 

Qytetari Nezir Haxholli thotë se në zebra e ka goditur një veturë, me c’rast i ka dëmtuar tre gishtrinj. 

Haxholli potencon se zebrat duhet të jenë më të dukshme. 

Edhe Afrim Ismajli thotë se të paktën duhet të vendosen sinjalizues me drita te vijat e bardha, në mënyrë që këmbësorët dhe vozitësit e automjetëve t’i shohin ato, për t’iu shmangur aksidenteve. 

Ismajli e thekson edhe problematikën e përdorimit të trotuareve për parkim automjetesh. 

Ndërkaq, eksperti i komunikacionit, njëkohësisht drejtori i kolegjit “Tempulli”, Muhamed Krasniqi thotë për KosovaPress, se zebrat duhet të jenë të dukshme dhe të mirëmbajtura, ngase fshierja e tyre mund të shkaktojnë aksidente me fatalitet. 

Krasniqi thekson se mungesa e dukshmërisë së vijave të bardha është e rrezikshme, pasi njerëzit, kur nuk janë të ndaluar nga pengesa fizike, priren të kalojnë në anën tjetër të rrugës.

Edhe eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti thotë se zebrat duhet të pastrohen dhe se ngjyrosja e tyre duhet të bëhet me material kualitativ. 

Ahmeti në një prononcin për KosovaPress, thekson se sinjalizimi horizontal duhet të jetë sa më i dukshëm, sepse e kundërta mund të pasohet me aksidente. 

Statistikat e dërguara nga Policia e Kosovëë për KosovaPress thonë se gjatë periudhës janar-korrik të vitit 2024, nga mbi 12 mijë aksidente në trafikun rrugor, 15 këmbësorë e kanë humbur jetën. Derisa këta muaj janë lënduar afro 600 këmbësorë. 

“Gjatë periudhës kohore janar-korrik 2024 nga gjithsejtë 12,507 aksidente në trafikun rrugor, prej tyre jetën e kanë humbur 15 këmbësorë apo 28.8 %, 29 shoferë apo 55.7 %, 8 pasagjerë apo 15.3%, e po ashtu janë lënduar 573 këmbësorë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për KosovaPress.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024