Frutex në Panairin “International Food & Drink Event 2022”
Lexohet për: 1 min.
IMG_0054
2 vite më parë
Linku u kopjua

Pas pjesëmarrjes së suksesshme në panairet "Gul Food - Dubai", "Food Expo - Greqi", kompania Frutex po merr pjesë edhe në panairin "IFE - London ExCel" në Angli.

Shtrirja e brendeve Golden Eagle, Relax dhe Natural100% në Angli po rritet çdo ditë e më shumë e këtë e dëshmon më së miri rritja e prezencës atje në krahasim me vitin që lamë pas, ku këtë vit kompania Frutex me brendet e saj ka pasur rritje mbi 50%.

Me anë të këtij panairi kompania Frutex ka për qëllim gjetjen e tregjeve të reja në Evropë dhe botë. E rikujtojmë që kompania Frutex deri tash është prezent në rreth 30 vende të Evropës, Amerikës, Azisë dhe Australisë. Pjesëmarrja në këtë panair u mundësua nga Ministria e Tregtisë dhe KIESA.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025