Fronti Demokratik mbështet rikonstruktimin e Qeverisë së Malit të Zi
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Një nga liderët e Frontit Demokratik, Andrija Mandiq, tha se 20 deputetë të kësaj partie janë të gatshëm që menjëherë ta nënshkruajnë propozimin për rikonstruktimin e Qeverisë së Malit të Zi.

Ai në seancën e Kuvendit, e cila po vazhdon ende, tha se nga grupi parlamentar URA, Civis dhe SNP kanë marrë një ofertë, iniciativën për rekonstruktimin e Qeverisë.

 Ai theksoi se “Frontit Demokratik nuk i pëlqen gjithçka” në atë dokument.

 “Por duke u nisur nga fakti se kjo është një mundësi e mirë për të gjithë ne që të jemi bashkë, që ata që fituan më 30 gusht të mund të mblidhen sërish. Përsa i përket DF-së dhe dy klubeve në të cilat ndodhen FD dhe Partia e Punëtorëve. 20 deputetët e DF janë gati dhe mund ta nënshkruajnë këtë menjëherë”, tha Mandiq.

Ai shtoi se presin që përmes procedurës normale dhe dialogut të mund të “rikthehemi më me sukses dhe më mirë, duke pasur përvojë me këto dy qeveri që funksionuan pas fitores së 30 gushtit, që tani me më shumë përvojë dhe harmoni të mund të bëjmë punën që kemi premtuar qytetarëve para datës 30 gusht”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024