Fredi Beleri kandidat i Greqisë për Parlamentin Evropian
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri është shpallur zyrtarisht kandidat i partisë greke në pushtet Demokracia e Re për zgjedhjet e ardhshme evropiane. “Vëllai i Belerit, Leonardos Beleri, po e përfaqëson atë në shpalljen e votimit në qendër të Athinës, pasi Beleri aktualisht ndodhet në paraburgim”, raportojnë mediat greke. Kandidatë të tjerë përfshijnë eurodeputetët aktualë të Demokracisë së Re, gazetarët grekë Giorgos Aftias dhe Eleonora Meleti dhe ish-peshëngritësin Pirro Dhima.

Në mesazhin e tij, të transmetuar përmes të vëllait Fredi Beleri shprehet: “Sot, kryeministri Kyriakos Mitsotakis më ofroi mundësinë për të kërkuar votën e popullit grek në zgjedhjet evropiane të qershorit 2024. E falënderoj për këtë, por mbi të gjitha e falënderoj për mbështetjen e pandarë që më dha gjatë gjithë këtyre muajve kur isha në burg. Beteja që po bëj nuk është personale. Është një betejë për shtetin ligjor dhe demokracinë, rregullat e së cilës duhet të respektohen nga të gjithë. Është një betejë për vlerat që përfaqëson Perëndimi dhe Evropa dhe të cilat duhet të respektohen nga ata që duan t’i bashkohen familjes së madhe evropiane. Është një betejë për pjesën më të vuajtur dhe të padrejtë të helenizmit, minoritetin grek të Shqipërisë. Vëllezërit e mi që pas dekadash shtypjeje duan dhe kanë të drejtë të jetojnë të lirë dhe të qetë, pa frikë, në një vend që respekton të drejtat, nderin dhe pronën e tyre. I bëj thirrje çdo greku dhe gruaje të mbështesë votën e Demokracisë së Re, të mbështesë kryeministrin Kyriakos Mitsotakis që po ndërton me vendosmëri dhe metodë një Greqi të fortë dhe krenare.” /EuronewsAl

Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
48
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024