Më 18 gusht 1984 vizitoi Shqipërinë komuniste Kryeministri i Bavarisë, Franz Josef Strauss.
Është i pari funksionar perëndimor që ndërmerr një hap të tillë, duke thyer akullin disavjeçar të sistemit të vetëizoluar monopartiak, edhe pse Shqipëria bënte prova të përhershme për të krijuar marrëdhënie me shtete perëndimore, kryesisht ato evropiane.
Ai do të ishte ideatori për vendosjen e marrëdhënieve mes RFGJ-së dhe Shqipërisë rreth një vit para largimit, për shkak të vdekjes, të Hoxhës nga drejtimi i shtetit shqiptar.
Vizita e Kryeministrit Strauss u paraqit thjesht si e natyrës private, ku Shqipëria ishte rrugë kalimi nga Jugosllavia për në Greqi. Madje Strauss-it iu desh të zgjaste me një ditë qëndrimin e tij në Shqipëri, për t'u takuar me një prej funksionarëve të shtetit shqiptar.
Arkivi Qendror Shtetëror i Shqipërisë publikoi një pjesë të bisedës mes Myftiut dhe Strauss-it gjatë pritjes që u krye më 18 gusht 1984.