Policia franceze ka vrarë një burrë të armatosur që donte t'i vinte zjarrin një sinagoge në qytetin veriperëndimor të Rouen, ka thënë ministri i brendshëm i Francës.
Burri ishte i armatosur me një thikë dhe një shufër hekuri dhe kur shkoi drejt policisë ata e qëlluan atë, thonë raportet.
Policia u thirr rreth orës 06:45 pasi u pa tym që dilte nga sinagoga, sipas raporteve lokale.
Kur arritën në vendngjarje, një nga oficerët e qëlloi burrin.
Dëmet brenda sinagogës janë përshkruar si "të mëdha". Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin vlerësoi policinë "për reagimin dhe guximin e tyre".
Franca, së bashku me pjesën tjetër të Evropës Perëndimore, ka parë një rritje të antisemitizmit që kur Hamasi sulmoi Izraelin jugor tetorin e kaluar, duke çuar në luftën aktuale në Gaza. /BBC/