Francë-Holandë, formacionet e mundshme
Lexohet për: 2 min.
France-Holande
1 vit më parë
Linku u kopjua

Franca nis rrugën e kualifikimeve për në Euro 2024, duke kërkuar të rikthehet te fitoret kundër Holandës pas humbjes demoralizuese në penallti kundër Argjentinës në finalen e Kupës së Botës 2022. Kjo përplasje mes dy skuadrave elitare të renditjes në FIFA të Grupit B shënon fillimin e një epoke të re për Francën pas dorëheqjes së presidentit të Federatës Franceze të Futbollit Nöel le Graet dhe pensionimit të disa lojtarëve kryesorë, përfshirë ish-kapitenin Hugo Lloris.

Kylian Mbappés i është dorëzuar shiriti i kapitenit, pasi u bë lojtari i dytë në histori që shënon një hat-trick në finalen e Kupës së Botës, ndërsa Griezmann do të jetë zëvendësuesi i tij, përcjellë KosovaPress.

Ashtu si nikoqirët e tyre, Holanda u eliminua gjithashtu nga Kupën e Botës 2022 nga Argjentina pas penalltive në çerekfinale. Kur bëhet fjalë për kualifikueset, përballja me Francën nuk sjell domosdoshmërisht kujtime të mira për holandezët, pasi “portokallinjtë” nuk arritën të kualifikoheshin në Kupën e Botës 2018 kur të dyja skuadrat ishin në të njëjtin grup kualifikues, pjesërisht për shkak të dy humbjeve kokë më kokë me Francës.

Këto dy kombëtare ballafaqohen sonte nga ora 20:45 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Franca: (4-2-3-1): Maignan; Kounde, Upamecano, Konate, Hernandez; Tchouameni, Rabiot; Coman, Griezmann, Mbappe, Giroud

Holanda: (4-3-3): Cillessen; Berghuis, De Vrij, Van Dijk, Ake; Geertruida, De Roon, Wijnaldum; Malen, Weghorst, Depay

https://kosovapress.com/tete-ndeshje-te-tjera-interesante-zhvillohen-sot-ne-kualifikimet-per-euro-2024/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024