Qeveria franceze synon të sjellë ndryshime në rregulloren për dhënien e lejeve të qëndrimit për të huajt, në mënyrë që të kompensojë mungesën e profesionistëve të aftë dhe të lejojë disa azilkërkues të marrin shpejt lejen e punës.
Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin dhe ai i Punës Olivier Disot konfirmuan në një intervistë për të përditshmen e Parisit Figaro se projektligji do të dërgohet në parlament në fillim të vitit 2023, në mënyrë që të balancojë nevojat e tregut të punës dhe shqetësimet e qytetarëve francezë për ruajtjen e identiteti kombëtar, integrimi i të huajve dhe siguria.
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha në fillim të këtij muaji se ekonomia më e madhe e Evropës duhet të tërheqë më shumë punëtorë të huaj dhe të lehtësojë punësimin e grave dhe të moshuarve në mënyrë që të shmangë mungesat e fuqisë punëtore dhe krizat e sistemit të pensioneve në vitet e ardhshme.
Këtë vit, Spanja ndryshoi rregulloret e imigracionit dhe lejoi lëshimin e lejeve të punës për profesionistët në sektorë të cenueshëm të ekonomisë.