Agjencia Evropiane e Hapësirës ka publikuar një foto të re të teleskopit James Webb që tregon dy galaktika që përplasen.
Ato janë të mbuluara nga një vello pluhuri hapësinor përmes të cilit depërtojnë rrezet infra të kuqe të Webb-it.
Dy galaktikat e regjistruara janë 270 milionë vite dritë larg nesh. Astronomët besojnë se bashkimi mund të prodhojë gjithashtu një vrimë të zezë supermasive, e cila, megjithatë, nuk është e dukshme në këtë imazh.
Imazhi u krijua nga një kombinim i të dhënave të kapura nga tre nga katër instrumentet e Webb, tha Agjencia Evropiane e Hapësirës në një deklaratë.
Rrezatimi infra i kuq i Webb-it ka një gjatësi vale më të madhe se drita e dukshme ose ultravjollcë, e cila shpërndan grimcat përreth më lehtë në gjatësi vale më të shkurtra. Kjo do të thotë që drita infra e kuqe mund të depërtojë në zonat me pluhur dhe me re.